Our Company
Z.Ferdinand Ali, fermer, por njekohesisht edhe bashkepronar dhe administrator i shoqerise se bashkepunimit bujqesor “Alifrut” ka filluar aktivitetin e tij bujqësor qysh në vitin 1991, me fillesat e ekonomise se tregut. Veprimtaria e tij bujqesore shtrihet ne fshatrat Dvoran, Kamenice dhe Qatrom dhe fokusi i prodhimit eshte pemtaria, pra kultivimi i drufrutoreve.
Ferma u krijua në një sipërfaqe prej 15 dynym me qëllim prodhimin e disa kultivarëve molle të cilat janë më të përshtatshme për zonën si: Golden, Starking, Granysmith. Me kalimin e viteve, siperfaqja e kultivuar eshte rritur dhe permiresuar njekohesisht. Frutat qe kultivohen ne fermen e z.Ali jane: molle, qershi, kumbulla.
Ferma e z.Ali eshte e drejtuar ne prodhimin e molles dhe frutave te tjera, por dominante eshte molla. Vjeshta eshte periudha e vjeljes se produktit dhe ky proces realizohet nga forca punetore te vete familjes dhe nje pjese nga punetoret sezonale.
Details
Type
Founded
2014
Place of Origin
Albania
Key People
Ferdinand Ali
Employees
3
Reviews
There are no reviews yet.