Agrotrade, www.agrotrade.com, është një platformë online e fjalës së fundit që bën ndërlidhjen midis prodhuesve dhe shitësve me shumicë shqiptarë të prodhimeve bujqësore me blerës lokalë dhe ndërkombëtarë.
Në mënyrë që t’ju ofrojmë një eksperiencë të këndshme dhe të dobishme në faqen tonë të internetit, është e rëndësishme t’ju këshillojmë për rregullat që vlejnë për përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit dhe t’ju kërkojmë t’i lexoni me kujdes. Ky dokument, Termat dhe Kushtet, është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme midis jush (duke përfshirë organizatën, kompaninë që përfaqësoni) dhe AgroTrade. Duke përdorur faqen e internetit, ju pranoni të jeni i lidhur me Termat dhe Kushtet e përcaktuara më poshtë.
Ju duhet ta rishikoni këtë faqe në mënyrë periodike, sepse AgroTrade mund ta modifikojë këtë dokument në çdo kohë.

1. Vlefshmëria dhe Ndryshimet
Kjo kontratë hyn në fuqi kur një përdorues krijon një llogari përmes AgroTrade dhe AgroTrade ofron shërbimin ndaj klientit.
Përdoruesit mund të ndalojnë përdorimin e shërbimit nëse nuk pajtohen me ndryshimet në kushtet e shërbimit. Nëse përdoruesit zgjedhin të vazhdojnë të përdorin shërbimin e ofruar nga AgroTrade, ata konsiderohen se kanë rënë dakord me ndryshimet në kushtet e shërbimit.
Nënshkrimi i kësaj kontrate do të thotë gjithashtu se ju keni pranuar se është përgjegjësia juaj t’i lexoni këto terma dhe kushte rregullisht.

2. Pranueshmëri
Kjo faqe interneti mund të përdoret vetëm nga individë dhe subjekte të cilët mund të formojnë kontrata të detyrueshme ligjore. Përdorimi i kësaj faqe interneti do të konsiderohet si një pohim që jeni 18 vjeç ose më i vjetër. Duke përdorur këtë faqe në emër të ndonjë pale të tretë, ju jeni duke na pohuar që ju jeni një përfaqësues i autorizuar i asaj pale të tretë dhe se përdorimi juaj i kësaj faqeje interneti përbën pranimin e këtyre Termave dhe Kushteve nga pala e tretë.

3. Politika e Privatësisë
Ne vlerësojmë privatësinë tuaj. Përveç këtyre Termave dhe Kushteve, Politika e Privatësisë gjithashtu rregullon vizitën tuaj në këtë faqe interneti, dhe duke përdorur këtë faqe, ju pranoni të jeni të detyruar nga kushtet e Politikave tona të Privatësisë.
Ne zakonisht mbledhim informacion personal, dhe jo vetëm, direkt kur plotësoni formularët e regjistrimit ose kur jepni të dhëna të tjera gjatë përdorimit të llogarisë tuaj. Kur mbledhim këtë informacion drejtpërsëdrejti, ne ju njoftojmë nëse dhënia e informacionit është opsionale ose e domosdoshme për përdorimin e platformës AgroTrade. AgroTrade respekton dhe mbron privatësinë e anëtarëve të saj, siç përcaktohet në ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.
Duke postuar, duke transmetuar ndonjë përmbajtje në këtë faqe, ju i jepni AgroTradës një të drejtë dhe licencë të përhershme, në mbarë botën, joekskluzive, pa pagesë dhe të transferueshme, për të përdorur, kopjuar, shfaqur, publikuar, përkthejnë, krijojnë vepra derivative, shpërndajnë dhe nënlicensojnë përmbajtje të tilla në çdo formë, në të gjitha mediat e njohura ose të krijuara më tej. Ju në këtë mënyrë hiqni dorë në mënyrë të pakthyeshme dhe pranoni të mos kërkoni ndonjë të drejtë ose ndonjë pretendim të bazuar në të drejtat morale dhe teoritë e ngjashme, nëse ka.
Ju mund të refuzoni të jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen e të dhënave tuaja. Nëse refuzoni pëlqimin për grumbullimin dhe përdorimin e informacioneve thelbësore personale, ju do të kufizoheni nga përdorimi i plotë në platformën AgroTrade.

4. Të Drejtat e Autorit dhe Markat Tregtare
Ju pranoni, kuptoni dhe pajtoheni që të gjitha përmbajtjet e kësaj faqeje interneti, duke përfshirë, por jo kufizuar vetëm në, markat tregtare, të drejtat e autorit, emri tregtar, markat e shërbimit, grafika, imazhet, ilustrimet, teksti, videoja, klipet audio, logot dhe dizajnet janë pronës intelektuale të AgroTrade, përdoruesve të saj, apo palëve të treta që kanë licencuar materialet për ne. Të gjitha përmbajtjet mbrohen nga ligjet e pronësisë intelektuale të Republikës së Shqipërisë dhe të vendeve të tjera. Të gjitha të drejtat, titulli dhe interesi në mbarë botën janë të rezervuara.
AgroTrade gjithmonë do të respektojë pronën intelektuale të të tjerëve dhe ne kërkojmë që të gjithë përdoruesit tanë të bëjnë të njëjtë gjë. Për sa i përket rrethanave të përshtatshme dhe sipas gjykimit të saj, AgroTrade mund të çaktivizojë dhe/ose të përfundojë llogaritë e çdo përdoruesi i cili vazhdimisht shkel Termat dhe Kushtet tona dhe/ose shkel të drejtat e të tjerëve.

5. Kushtet e Shitjes
Kushtet e mëposhtme zbatohen për blerjen tuaj të produkteve të ofruara në këtë faqe:

a. Blerja e Produkteve. Kjo faqe ju fton të blini Produktet e paraqitura në faqe duke plotësuar kërkesën tuaj. Tani, është më e lehtë për ju të gjeni shitësit e duhur përmes një algoritmi përputhshmërie të dhënë në faqen e internetit.
b. Përshkrimet e Produkteve. AgroTrade përpiqet të përshkruajë produktet, duke përfshirë ngjyrat, llojin, madhësinë, vendin e origjinës; Megjithatë, pamja e produkteve mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve klimatike. Për arsyet e lartpërmendura, AgroTrade nuk është përgjegjës për cilësinë e produkteve.
c. Disponueshmëria dhe Cmimi. Sasitë e disa produkteve mund të jenë të kufizuara dhe sasia në gjendje nuk mund të garantohet gjithmonë nga vetëm një prodhues. Për këtë arsye të veçantë, ne kemi krijuar një algoritëm të përputhshëm për ta bërë më të lehtë për blerësin-shitësin të punojë me njëri-tjetrin.
Produktet e ofruara për shitje në këtë faqe janë për shitje në të gjithë botën dhe të gjitha çmimet janë të kuotuara në EUR.
d. Porositë. AgroTrade ka të drejtë të refuzojë ose kufizojë çdo porosi dhe të kufizojë sasitë.
e. Pagesa. Pas vendosjes së porosisë dhe marrjes së konfirmimit nga shitësi, atëherë fillon transaksioni i pagesës. Shitësi duhet të japë detajet e tij bankare tek blerësi në mënyrë që të marrë pagesën për produktet. AgroTrade nuk është përgjegjës për problemet që mund të ndodhin gjatë kësaj faze.
f. Transferimi i titullit dhe rreziku i humbjes/dëmtimit. Titulli dhe rreziku i humbjes / dëmtimit të të gjitha produkteve kalon nga shitësi tek blerësi në kohën kur produktet dorëzohen në transportuesin e zakonshëm për dërgesë.

6. Përfundimi i Kontratës dhe Kufizimi i Përdorimit
Përdoruesit konsiderohen se pajtohen me kushtet e shërbimit kur nënshkruajnë formularin e regjistrimit. Pas pranimit, AgroTrade do t’u sigurojë përdoruesve një llogari që u lejon atyre të vazhdojnë më tej të lehtësojë mundësitë tregtare dhe të promovojë produktet e tyre.
Nëse anëtarët dëshirojnë të përfundojnë këtë kontratë, ata duhet të aplikojnë 10 ditë para datës së përfundimit me e-mail. Kontrata përfundon kur AgroTrade pranon kërkesën e përdoruesit për të përfunduar përdorimin e shërbimit.
AgroTrade mund të përfundojë kontratën ose të pezullojë shërbimin nëse:

a. përdoruesit japin informacion të rremë në formularin e regjistrimin, cilësinë dhe sasitë e produktit,
b. ofron përmbajtje që shkel të drejtat e pronësisë intelektuale të të tjerëve ose që është e papërshtatshme për t’u përdorur në këtë faqe internet,
c. të mbledhë, manualisht ose nëpërmjet një procesi automatik, informacionin për përdoruesit e tjerë ose informacione të tjera mbi ose në lidhje me këtë faqe interneti,
d. qëllimisht ndërhyjnë me shërbimin,
e. nuk marrin pjesë në mënyrë aktive ose kanë performanca të pakënaqshme pas regjistrimit,
f. nuk respektojnë kushtet dhe udhëzimet e vendosura nga AgroTrade.

7. Komunikimi me ju në lidhje me Shërbimet tona
Ka disa situata në të cilat AgroTrade mund të duhet të vihet në kontakt me ju. Më poshtë paraqitet një listë e këtyre situatave:

a. për t’iu përgjigjur pyetjeve apo shqetësimeve;
b. dërgimi i informacioneve që mendojmë se mund të jenë të dobishme ose të cilat i keni kërkuar në lidhje me produktet tona, shërbimet dhe industrinë në të cilën shërbejmë;
c. dërgimi i njoftimeve shtytëse për të ofruar përditësime lidhur me procesin tuaj.

Ju pranoni që një version i printuar i këtyre Termave dhe Kushteve dhe/ose çdo njoftim i dhënë në formë elektronike do të jetë i pranueshëm në procedurat gjyqësore ose administrative të bazuara ose në lidhje me këto Terma dhe Kushte në të njëjtën masë dhe në të njëjtat kushte si dokumentet e tjera biznesi dhe regjistrimet e krijuara fillimisht dhe të mbajtura në formë të shtypur.

8. Detyrimet e Anëtarëve
Gjatë përdorimit tuaj të kësaj faqe interneti, ju nuk duhet të:

a. cenoni çdo patentë, markë tregtare, sekret tregtar, të drejtën e autorit, të drejtën e publicitetit ose të drejtën tjetër të ndonjë pale;
b. shpifni, keqtrajtoni, shqetësoni, kërcënoni, ose ndërhyni në sigurinë ose përdorimin e kësaj faqeje interneti ose ndonjë faqe të lidhur me të;
c. ndërhyni ose dëmtoni këtë faqe interneti;
d. të përpiqeni të përdorni llogarinë e një përdoruesi tjetër, të imitoni një person ose entitet tjetër, të paraqisni lidhjen tuaj me një person ose entitet;
e. të përpiqeni të merrni qasje të paautorizuar në këtë faqe interneti ose pjesë të kësaj faqeje interneti që janë të kufizuara nga qasja e përgjithshme;
f. të mbledhni, manualisht ose nëpërmjet një procesi automatik, informacionin për përdoruesit e tjerë ose informacione të tjera mbi ose në lidhje me këtë faqe interneti;
g. përdorni ndonjë meta tag ose ndonjë “tekst të fshehur” tjetër duke përdorur emrin tonë, markat tregtare ose emrat e produktit;
h. reklamoni, ofroni për të shitur ndonjë mall, përveç nëse është lejuar shprehimisht nga Kompania;
i. asistoni ndonjë palë të tretë për t’u angazhuar në ndonjë aktivitet të ndaluar nga këto Terma dhe Kushte.

9. Koha e Përdorimit të Shërbimit & Gabime
Shërbimi ofrohet 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, me përjashtim të rasteve kur shfaqen probleme serioze operacionale ose teknike në AgroTrade. Megjithatë, ditët ose orët e mirëmbajtjes periodike, të përcaktuara nga AgroTrade, janë të ndryshme.
Është qëllimi ynë që ta bëjmë këtë faqe interneti të plotë, të saktë dhe të dobishme për klientët tanë. Megjithatë, mund të ketë raste kur informatat e caktuara në këtë faqe interneti mund të jenë të pasakta, ose jo të plota. Kërkojmë falje paraprakisht për ndonjë gabim të tillë që mund të rezultojë në një çmim të gabuar, mos arritje të produktit ose ndryshe të ndikojë në porosinë tuaj. Ju lutemi të kuptoni se përmbajtja e kësaj faqeje është paraqitur në bazë “ashtu siç është” dhe ne nuk bëjmë asnjë pretendim për saktësinë e tij, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar. AgroTrade rezervon të drejtën për të korrigjuar gabimet ose për të përditësuar informacionin e produktit në çdo kohë pa paralajmërim.

10. Ndërprerja e Shërbimit
AgroTrade mund të ndërpresë shërbimin vetëm në këto raste:

a. nëse riparimet ose mirëmbajtja e objektit të shërbimit është e nevojshme nëse ndodhin incidente përtej kontrollit.
b. nëse ndodh një gjendje e emergjencës kombëtare, ndërprerje, dështim teknik, rritje e menjëhershme në përdorimin e shërbimit, etj.

(a) Modifikime. Kompania mund të ndryshojë, modifikojë, pezullojë, përmirësojë ose të ndërpresë çdo aspekt të kësaj faqeje, përkohësisht ose përgjithmonë, në çdo kohë pa njoftim për ju. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë ndryshim të bërë në këtë faqe interneti, ju mund të zgjidhni të mos përdorni ose vizitoni këtë faqe interneti.

11. Ligji dhe Mosmarrëveshjet
Kjo Marrëveshje do të qeveriset dhe ndërtohet vetëm në përputhje me ligjet e Shqipërisë.
Çdo veprim ligjor ose procedurë ndërmjet AgroTrade dhe anëtarëve të tij për çfarëdo qëllimi në lidhje me këtë Marrëveshje ose detyrimet e palëve në vijim do të paraqitet ekskluzivisht në gjykatën kompetente në Shqipëri.
Padia dhe dokumente ligjore duhet të paraqiten brenda një viti nga dita kur ndodh shkaku i padisë, nëse kjo bëhet më pas, padia nuk duhet të paraqitet.
Dështimi i AgroTrade për të këmbëngulur ose për të zbatuar performancën e rreptë të çdo pjese të kësaj Marrëveshjeje nuk do të interpretohet si heqje dorë nga e gjithë kjo Marrëveshje.

12. Contacting the Website
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Termat& Kushtet, ju lutemi na kontaktoni në info@agrotrade.al.