Në mënyrë që të përdorni faqen tonë të internetit dhe shërbimin tonë, ne mbledhim informacione personale që ju dorëzoni tek ne dhe informacione jo personale që mblidhen në përputhje me përkufizimin e “cookies” të përshkruar më poshtë. Ky informacion mund të përfshijë emrin dhe mbiemrin, adresën postare, numrin e telefonit, adresën e email-it, dhe datën e lindjes.Të dhënat personale mund të përdoren për të identifikuar ose kontaktuar me ju drejtpërdrejt. Ne zakonisht e mbledhim këtë informacion direkt kur plotësoni formularët e regjistrimit ose kur jepni informacione të tjera të nevojshme gjatë udhëtimit tuaj në AgroTrade. Kur e mbledhim këtë informacion drejtpërsëdrejti, ne ju njoftojmë nëse dhënia e informacionit është opsionale ose e domosdoshme për dhënien e aksesit të plotë në AgroTrade. AgroTrade respekton dhe mbron privatësinë e anëtarëve të saj, siç përcaktohet në ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Ju mund të refuzoni të jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen e të dhënave tuaja personale. Nëse refuzoni pëlqimin për grumbullimin dhe përdorimin e informacioneve thelbësore personale, ju do të kufizoheni nga dhënia e aksesit të plotë në platformën AgroTrade.

Herë pas here, ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu ose promovimi të brendshëm ose të jashtëm ose për qëllime analitike.

Ne mbrojmë informacionin tuaj personal duke zbatuar procedura të arsyeshme të sigurisë për të mbrojtur privatësinë tuaj, por nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë dështim në ruajtjen e një informacioni të tillë, qoftë pa dashje ose ndryshe.

“Cookies”: Për të na ndihmuar që t’ju shërbejmë më mirë, ne mbledhim informacion që nuk ju identifikon personalisht, por identifikon kompjuterin ose shfletuesin tuaj. Cookies janë pjesë e informacionit të vendosur në parametrat e shfletuesit tuaj të internetit nga një server i faqes së internetit për të identifikuar kompjuterin tuaj kur rivizitoni një faqe interneti. Cookies na ndihmojnë gjithashtu të vlerësojmë dhe raportojmë madhësinë e komunitetit tonë të shikimit dhe trafikun. Ju mund ta vendosni shfletuesin tuaj që të mos pranojë cookies, por nëse ju e bëni, ju nuk mund të përfitoni nga karakteristika të caktuara të përfituara nga vizitorë të tjerë në faqen tonë të internetit.

Gjithashtu ne mund të përdorim adresa IP për të analizuar trendet, për të na ndihmuar në administrimin e faqes, për të gjurmuar lëvizjen e vizitorëve dhe për të mbledhur informacion të gjerë demografik për përdorim të përgjithshëm. Adresat IP nuk janë të lidhura me informacionin personalisht të identifikueshëm.

Dhënia e informacioneve për qëllime ligjore: Sipas ligjit, ne mund të na kërkohet të ndajmë informacionet tuaja personale dhe informatat jo personale në bazë të thirrjeve gjyqësore ose qeveritare, urdhërpagesave ose urdhrave. Nëse na kërkohet të veprojmë kështu, natyrisht, do t’i bindemi ligjit. Përveç kësaj, pavarësisht termave të kundërt në këtë Politikë të Privatësisë, ne rezervojmë të drejtën për të përdorur, zbuluar dhe ndarë informacionin tuaj personal dhe jo-personal, si një mënyrë për hetimin, parandalimin ose të ndërrmarjen e një veprimi lidhur me aktivitetet e paligjshme, mashtrimet e mundshme, situatat që përfshijnë kërcënime të mundshme ndaj sigurisë fizike të çdo personi, shkeljet e kushteve të shërbimit të kësaj faqeje ose siç kërkohet ndryshe me ligj.

Duke na dërguar informacion, ju bini dakord për grumbullimin dhe përdorimin e tij nga ne, në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Politikat tona të Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në info@agrotrade.al